10 TETOR | DITA BOTËRORE E SHËNDETIT MENDOR

10 TETOR | DITA BOTËRORE E SHËNDETIT MENDOR
“Dëgjimi i përvojave të jetuara: Zëra realë, ndryshim real.”
Çdo përvojë meriton të dëgjohet. Çdo zë ka rëndësi.
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, NOKTA –Asociacioni Kosovar i Psikoterapisë Trupore ju fton në një ditë reflektimi, ndërgjegjësimi dhe përjetimi.
Përmes ligjëratave, praktikave të psikoterapisë trupore dhe meditimit, do të eksplorojmë lidhjen mes trupit, emocioneve dhe mirëqenies mendore, nën udhëheqjen e profesionistëve të fushës.
📅 E shtunë, 10 tetor 2026
🕚 11:00 – 18:00
📍 NOKTA
Pjesëmarrja në të gjitha sesionet është FALAS.
Programi është i hapur për të gjithë të interesuarit.
Mund të zgjidhni të merrni pjesë në një, disa apo në të gjitha sesionet.
🔗 Regjistrimi përmes linkut
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScb4If_8mUk1LfqDAdX7bdNBmnr7YhXRGnuOSnB2NU6Z0OGlw/viewform?usp=publish-editor
Sepse kujdesi për shëndetin mendor fillon edhe me gatishmërinë për të dëgjuar.
Ju mirëpresim!