Për studentë & profesionistë
Trajnime dhe certifikime
Programet tona janë për ata që duan të thellojnë njohuritë në psikoterapinë trupore — nga hyrja fillestare deri te certifikimi profesional me mentorim dhe praktikë.
Regjistrohu në trajnimet tona profesionale dhe fillo rrugëtimin tënd në psikoterapinë trupore.
Seminar orientues mbi Strukturën Reichiane të Karakterit
PERSONALITETI I SHKRUAR NË TRUP Ky seminar ofron një hyrje orientuese në konceptet themelore të Wilhelm Reich-ut, duke u fokusuar në strukturën e karakterit, strategjitë për siguri, tokëzimin, frymëmarrjen dhe vetëdijen mbi trupin. Programi përfshin pjesë teorike, ushtrime vetëdijësuese, punë individuale me veten dhe reflektim në grup.
ART-TERAPIA DHE PSIKOTERAPIA E PROJEKSIONEVE
Punëtori dyditore përjetuese që përdor art-terapinë dhe psikoterapinë për të eksploruar projeksionet, marrëdhëniet dhe pjesët e fshehura të vetes. Përmes vizatimit intuitiv, simbolikës dhe punës me trupin, pjesëmarrësit do të mësojnë të kthejnë atë që shohin te të tjerët në vetëdije dhe njohje më të thellë personale.
Programi Bazik i Trajnimit në Psikoterapi Trupore
Program bazik profesional që ofron njohuri themelore dhe përvojë praktike në psikoterapinë trupore, me fokus në lidhjen ndërmjet trupit, emocioneve dhe marrëdhënies terapeutike. Programi zhvillohet në përputhje me standardet e EABP-së.