Trajnim

Programi Bazik i Trajnimit në Psikoterapi Trupore

Program bazik profesional që ofron njohuri themelore dhe përvojë praktike në psikoterapinë trupore, me fokus në lidhjen ndërmjet trupit, emocioneve dhe marrëdhënies terapeutike. Programi zhvillohet në përputhje me standardet e EABP-së.

Vendi: Rruga Anton Harapi, Dardani, Hymja 57, Nr 1 Prishtinë, Kosovë 10000
Data e fillimit: 19 shtator 2026
Data e mbarimit: 19 shtator 2026
Foto e trajnimit Programi Bazik i Trajnimit në Psikoterapi Trupore

Programi Bazik i Trajnimit në Psikoterapi Trupore organizohet nga NOKTA – Asociacioni Kosovar për Psikoterapi Trupore dhe zhvillohet duke u mbështetur në standardet e European Association for Body Psychotherapy – EABP.

Programi ofron njohuri themelore teorike dhe përvojë praktike mbi lidhjen ndërmjet trupit, emocioneve, mendjes dhe marrëdhënies terapeutike. Puna zhvillohet përmes ligjëratave interaktive, demonstrimeve, ushtrimeve trupore, punës individuale, punës në dyshe dhe grup, reflektimit personal dhe diskutimit profesional.

Linku i regjistrimit:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScNeAUuNBVx-Ic2Z3y8l3vArvBbH7Y_FmqyHk135m2Pc24T1A/viewform?usp=header

Modulet e trajnimit

Programi përmban 5 module, me gjithsej 100 orë trajnim. Secili modul zhvillohet gjatë një vikendi, zakonisht me ritëm prej një moduli në muaj.

Moduli 1: Hyrje në Psikoterapinë Trupore

Temat kryesore:

historia dhe zhvillimi i psikoterapisë trupore;

trupi si njësi e integruar psikofizike;

lidhja ndërmjet trupit, emocioneve dhe mendjes;

kontributi i Wilhelm Reich;

karakteri, strukturat karakteriale dhe armatura muskulore;

kalimi nga modelet klasike te qasjet bashkëkohore somatike.

Moduli 2: Ndërgjegjësimi Trupor dhe Frymëmarrja

Temat kryesore:

frymëmarrja si mjet për rregullimin emocional;

lidhja ndërmjet frymëmarrjes dhe gjendjes emocionale;

ndërgjegjësimi trupor dhe vëzhgimi i ndjesive;

interocepcioni dhe prania në trup;

përdorimi i ushtrimeve bazike të frymëmarrjes;

roli i frymëmarrjes në procesin terapeutik.

Moduli 3: Marrëdhënia me Trupin në Terapi

Temat kryesore:

transferenca dhe kundërtransferenca trupore;

vëzhgimi i posturës, lëvizjes dhe tonit muskulor;

kufijtë truporë dhe siguria në kontakt;

komunikimi joverbal;

prania trupore e terapeutit;

ndërtimi i besimit dhe i marrëdhënies terapeutike.

Moduli 4: Kultura në Trup dhe Trupi në Kulturë

Temat kryesore:

ndikimi i kulturës në qëndrimin trupor dhe shprehjen emocionale;

normat kulturore të kontaktit dhe kufijve truporë;

trupi si bartës i historisë personale dhe kolektive;

identiteti trupor dhe rolet sociale;

komunikimi joverbal në kontekste të ndryshme kulturore;

ndjeshmëria kulturore në procesin terapeutik.

Moduli 5: Vetëeksplorimi dhe Zhvillimi Personal

Temat kryesore:

dëgjimi dhe kuptimi i sinjaleve trupore;

vëzhgimi i tensioneve dhe ndryshimeve në trup;

puna trupore me frikën, zemërimin, trishtimin dhe gëzimin;

ndërveprimi ndërmjet trupit dhe mendjes;

rregullimi emocional;

vetëkujdesi dhe integrimi i përvojave trupore në jetën personale dhe profesionale.

Vetëzhvillimi dhe puna personale

Programi përfshin 5 takime të veçanta njëditore për vetëzhvillim dhe punë personale. Ato zhvillohen në formën e një procesi përjetues grupor, të mbështetur në parimet dhe metodat e psikoterapisë trupore.

Puna personale në grup përfshin gjithsej 24 orë. Gjatë këtyre takimeve, pjesëmarrësit eksplorojnë përvojat e tyre trupore dhe emocionale, kufijtë personalë, mënyrat e kontaktit, modelet e reagimit dhe dinamikat që ndikojnë në praninë e tyre terapeutike.

Krahas punës në grup, secili pjesëmarrës duhet të realizojë së paku 16 seanca individuale të punës personale me një terapeut të certifikuar.

Nga takimet e vetëzhvillimit dalin detyra të punës personale, të cilat realizohen ndërmjet takimeve. Detyrat synojnë vazhdimin e reflektimit dhe lidhjen e përvojës personale me temat teorike dhe praktike të programit.

Vlerësimi përfundimtar

Në përfundim të programit organizohet vlerësimi i njohurive dhe i aftësive praktike. Në planin e programit janë paraparë 5 orë për vlerësimin teorik dhe 5 orë për vlerësimin praktik.

Vlerësimi përfshin:

një ese reflektuese prej së paku 5 faqesh mbi zhvillimin personal gjatë programit;

një provim teorik me gojë, me 1–2 pyetje nga temat e trajtuara;

paraqitjen e një rasti të dokumentuar klinik ose realizimin e një ndërhyrjeje në formën e lojës me role para grupit.

Vlerësimi praktik përqendrohet në vëzhgimin trupor, frymëmarrjen, posturën, modelet emocionale, reagimet e terapeutit, mbajtjen e hapësirës terapeutike dhe arsyetimin e ndërhyrjeve të përdorura.

Për përfundimin e programit kërkohet pjesëmarrje e rregullt, realizimi i punës personale, përmbushja e detyrave dhe kalimi i vlerësimit përfundimtar.

Grupi i ri fillon më 19–20 shtator 2026 në Gjakovë.