25 Shtator | Dita Kombëtare e Psikoterapisë

25 Shtator | Dita Kombëtare e Psikoterapisë
Ka ende shumë heshtje rreth psikoterapisë.
Shumë pyetje që nuk bëhen. Shumë paragjykime që lindin aty ku mungon njohja.
Prandaj, këtë 25 shtator, si Asociacion Kosovar i Psikoterapisë Trupore NOKTA, duam të hapim një hapësirë ku psikoterapia mund të njihet për atë që është në të vërtetë.
Të kuptojmë çfarë ndodh në një proces psikoterapeutik. Si ndërtohet marrëdhënia terapeutike. Çfarë roli ka trupi në mënyrën se si përjetojmë veten dhe botën. Dhe çfarë përgjegjësie, edukimi e pune me veten qëndron pas profesionit të psikoterapistit.
Ne besojmë se stigma nuk thyhet duke e shmangur atë që nuk kuptojmë.
Thyhet duke u afruar. Duke pyetur. Duke dëgjuar. Duke kuptuar.
Më 25 shtator, ju ftojmë ta bëjmë pikërisht këtë.
Ta sjellim psikoterapinë më pranë njeriut.
Le ta thyejmë stigmën.
NOKTA
Asociacioni Kosovar i Psikoterapisë Trupore