Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Psikoterapisë Trupore – SOMA 2025

Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Psikoterapisë Trupore – SOMA 2025

Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Psikoterapisë Trupore – SOMA 2025

Asociacioni Kosovar për Psikoterapi Trupore – NOKTA mori pjesë me një grup të gjerë në Festivalin Ndërkombëtar SOMA, i mbajtur në Gjermani nga 4 deri më 7 shtator 2025, ku psikoterapistë dhe studentë nga e gjithë bota ndanë përvojat, idetë dhe praktikat e tyre.

🇽🇰 Përfaqësimi i Kosovës ishte i veçantë dhe shumëdimensional:

Kryetari i NOKTA-s, Arber Zeka, mori pjesë si panelist në diskutimin me temën: “Hustle culture, biohacking, and the war on rest: can we still do deep therapeutic work?”, duke sjellë perspektivën kosovare në këtë debat ndërkombëtar.

Saranda Rexha ishte udhëheqëse e panelit me temën: “The Spirit of Body Psychotherapy”, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm profesional dhe frymëzues.

Pjesëmarrës aktivë ishin edhe: Emine Seferaj dhe Antigona Qenaj (trajnerë të asociacionit), Yll Avdija (sekretar), dhe Agime Hasani Roshi (anëtare e kryesisë).

Grupit iu bashkuan gjithashtu studentë e anëtarë të rinj: Valdete, Petrit, Rexhepi, Ardita, Donika dhe Driloni, duke e bërë këtë përfaqësim më të gjallë dhe gjithëpërfshirës.

Kjo pjesëmarrje shënon një hap tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e NOKTA-s për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar psikoterapinë trupore si një qasje moderne dhe e domosdoshme në fushën e shëndetit mendor.

Ne kthehemi të frymëzuar dhe të pasuruar me përvoja të reja, të cilat do t’i ndajmë me komunitetin tonë në Kosovë.

#SOMAfestival #NOKTA #BodyPsychotherapy #Kosova