Me mirënjohje dhe emocion përmbyllëm Shkollën Verore të Psikoterapisë…

Me mirënjohje dhe emocion përmbyllëm Shkollën Verore të Psikoterapisë Trupore 2026, me temën “Trupi në kohë tranzicioni: Nga tensioni në liri”.
Për tri ditë, patëm privilegjin të ndajmë një hapësirë të sigurt për mësim, reflektim dhe përjetim, ku trupi, emocionet dhe marrëdhëniet u vendosën në qendër të vëmendjes.
Falënderojmë nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, trajnerët dhe ekipin organizativ për përkushtimin, besimin dhe energjinë që e bënë këtë shkollë verore një përvojë të veçantë.
Si Asociacioni për Psikoterapi Trupore NOKTA, mbetemi të përkushtuar në krijimin e hapësirave që nxisin zhvillimin profesional, vetëdijesimin dhe lidhjen autentike me veten dhe tjetrin.
Faleminderit që ishit pjesë e këtij rrugëtimi.
Nga tensioni në liri.