📣 Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ndjekësit tanë

📣 Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ndjekësit tanë

📣 Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ndjekësit tanë

Të gjithë studentët tanë që ndjekin trajnimet në Psikoterapi Trupore dhe nuk kanë thirrje e cila profesionalisht i jep të drejtën të ofroj këshillm, dhe se janë në proces formimi profesional dhe nuk janë ende të certifikuar si psikoterapistë të pavarur.

Ata kanë të drejtë të ofrojnë seanca vetëm nën mbikëqyrje profesionale, si pjesë e procesit të trajnimit dhe zhvillimit të tyre praktik. Ky është një standard i përcaktuar nga EABP (European Association for Body Psychotherapy) dhe zbatohet me përpikëri nga programi ynë.

⚠️ Prandaj, çdo student që ofron shërbime pa mbikëqyrje apo pa përfunduar trajnimet e plota, nuk është në përputhje me kodin etik dhe standardet ndërkombëtare të psikoterapisë.

Praktikë e mbikëqyrur

Studentët mund të praktikojnë me klientë, por vetëm nën mbikëqyrjen e një psikoterapisti trupore të licencuar dhe të certifikuar.

Ata nuk duhet të prezantohen si “psikoterapistë të certifikuar” por si studentë në trajnim për psikoterapi trupore, të cilët janë nën supervizim aktiv.

❌ Çfarë nuk lejohet:

Të ofrojnë terapi si profesionistë të pavarur.

Të përdorin tituj si “psikoterapist i certifikuar” ose “ekspert”.

Të reklamojnë terapi pa përmendur se janë në trajnim dhe nën mbikëqyrje.

📌 Shembull etik i prezantimit:

> “Jam student në trajnim për Psikoterapi Trupore në kuadër të programit të akredituar nga EABP dhe punoj me klientë nën mbikëqyrje profesionale.”

Ju falenderojmë për mirëbesimin dhe bashkëpunimin. Për çdo pyetje apo sqarim, jemi të hapur të komunikojmë me ju në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente.

Me respekt,

AKPT NOKTA

đź“§ nokta.bpt@gmail.com