Njoftim Ngushëllimi

Njoftim Ngushëllimi

Njoftim Ngushëllimi

Në kujtim të Blerina Sh Shatri

Me dhimbje të thellë dhe zemra të tronditura, njoftojmë ndarjen nga jeta të parakohshme të koleges sonë të dashur, Blerina Shatri.

Psikologe, studente në fushën e psikoterapisë trupore dhe shoqe e afërt për shumë prej nesh.

Në emër të Asociacionit Kosovar për Psikoterapi Trupore (NOKTA), shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin këtë vajzë të jashtëzakonshme.

Kjo është hera e parë që si komunitet profesional përballemi me një humbje kaq të dhembshme. Humbëm jo vetëm një profesioniste të re dhe të përkushtuar, por një shpirt të ndjeshëm dhe të dashur, që rrezatonte ngrohtësi dhe mirësi.

Kujtojmë se Blerina kishte një dashuri të veçantë për macet, detaj i vogël që tregonte shumë për butësinë e saj të brendshme dhe lidhjen e thellë me natyrën dhe jetën.

Ajo ishte gjithmonë pranë të tjerëve me fjalë të mira, buzëqeshje të ndritshme dhe një dëshirë të sinqertë për të ndihmuar.

Ndonëse nuk patëm mundësinë t’i themi “Urime, psikoterapiste”, ne e bartim kujtimin e saj me dashuri dhe respekt të përjetshëm.

Lamtumirë, Belrina. Do të na mungosh thellësisht.

Me nderim dhe dhimbje,

Asociacioni Kosovar për Psikoterapi Trupore (NOKTA).