Seminar orientues mbi Strukturën Reichiane të Karakterit

Seminar orientues mbi Strukturën Reichiane të Karakterit
PERSONALITETI I SHKRUAR NË TRUP
Ky seminar ofron një hyrje orientuese në konceptet themelore të Wilhelm Reich-ut, duke u fokusuar në strukturën e karakterit, strategjitë për siguri, tokëzimin, frymëmarrjen dhe vetëdijen mbi trupin.
Programi përfshin pjesë teorike, ushtrime vetëdijësuese, punë individuale me veten dhe reflektim në grup.
Çfarë do të trajtohet?
struktura dhe organizimi i karakterit;
lidhja ndërmjet trupit dhe emocioneve;
tensionet trupore dhe modelet e frymëmarrjes;
mekanizmat e mbrojtjes;
modelet e marrëdhënieve;
puna praktike me veten;
reflektimi dhe vetëdijesimi personal.
📍 Vendi: Gjilan
Adresa: Rruga 7 Shtatori 126, Gjilan
📅 Moduli I: 15 dhe 16 gusht 2026
🕙 Orari: 10:00–18:00
🎓 Në proces për akreditim me pikë për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional nga OIK
👤 Trajner: Arber Zeka
Ky seminar është orientues dhe vetëdijësues.
Nuk përbën formim të plotë ose kualifikim profesional në Psikoterapi Reichiane.
Numri i vendeve është i kufizuar.
Linku për regjistrim:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdS_jwMCE6R-NWS-KOgBoxvK4AxPzwAXiDTEVXNH35BUnRZcw/viewform?usp=header
Regjistrimi konsiderohet i konfirmuar pasi pjesëmarrësi të marrë njoftim nga organizatori.
📞 Kontakt: +386 43 951 707
https://www.noktapsychotherapy.org/trajnimet/seminar-orientues-mbi-strukturen-reichiane-te-karakterit-qhv8n9