Wilhelm Reich

Wilhelm Reich
Wilhelm Reich ishte një mjek austriak dhe psikoanalist, si dhe anëtar i gjeneratës së dytë të psikanalistëve pas Sigmund Freud-it.
Autor i disa librave me ndikim, më së shumti The Impulsive Character (Karakteri Impulsiv), The Function of the Orgasm (Funksioni i Orgazmës), Character Analysis (Analiza e Karakterit) dhe The Mass Psychology of Fascism (Psikologjia Masive e Fashizmit), ai u bë i njohur si një nga figurat më radikale në historinë e psikiatrisë.
Puna e Reich-ut mbi karakterin kontribuoi në zhvillimin e veprës së Anna Freud-it The Ego and the Mechanisms of Defence (Egoja dhe Mekanizmat e Mbrojtjes), ndërsa ideja e tij për “armaturën muskulore” (mburojën msakulare) — shprehja e personalitetit përmes mënyrës se si trupi lëviz dhe tensionohet — ndikoi në zhvillime të rëndësishme si Psikoterapia Trupore, terapia Gestalt, analiza Bioenergjike dhe terapia Primal.
Shkrimet e tij ndikuan breza të tërë intelektualësh; ai shpiku shprehjen “revolucioni seksual” dhe, sipas një historiani, veproi si një lloj “mamie” e këtij revolucioni.