Trajnim

KUSH JAM UNË? Arti i të jetuarit shëndetshëm

Kush jam unë përtej roleve, përgjegjësive dhe pritjeve të të tjerëve? Në kuadër të programit “Muaji i Nxehtë në NOKTA”, organizojmë një punëtori dyditore për të rritur, të orientuar drejt njohjes së vetes, mirëqenies emocionale dhe krijimit të një jete më të ekuilibruar. Përmes ushtrimeve përjetuese, reflektimit personal, diskutimit në grup dhe punës me trupin, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të eksplorojnë: identitetin dhe rolet personale;

Vendi: Rruga Anton Harapi, Dardani, Hymja 57, Nr 1 Prishtinë, Kosovë 10000
Data e fillimit: 8 gusht 2026
Data e mbarimit: 9 gusht 2026
Foto e trajnimit KUSH JAM UNË? Arti i të jetuarit shëndetshëm

KUSH JAM UNË?

Arti i të jetuarit shëndetshëm

Sa shpesh ndalemi dhe e pyesim veten: Kush jam unë përtej roleve, përgjegjësive dhe pritjeve të të tjerëve?

Në kuadër të programit “Muaji i Nxehtë në NOKTA”, organizojmë një punëtori dyditore për të rritur, të orientuar drejt njohjes së vetes, mirëqenies emocionale dhe krijimit të një jete më të ekuilibruar.

Përmes ushtrimeve përjetuese, reflektimit personal, diskutimit në grup dhe punës me trupin, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të eksplorojnë:

identitetin dhe rolet personale;

nevojat dhe dëshirat e tyre;

marrëdhënien me veten dhe me të tjerët;

pikat e forta dhe burimet e brendshme;

menaxhimin e stresit;

kujdesin për shëndetin mendor dhe fizik;

meditimin, frymëmarrjen dhe vetëdijen trupore;

ushqimin dhe aktivitetin fizik si pjesë të mirëqenies;

artin e të jetuarit me më shumë vetëdije dhe ekuilibër.

Kjo fundjavë është një ftesë për t’u ndalur, për ta dëgjuar veten dhe për të krijuar një marrëdhënie më të shëndetshme me mendjen, trupin dhe mënyrën e jetesës.

📅 8 dhe 9 gusht 2026

🕙 Ora: 10:00–16:00

📍 NOKTA – Prishtinë

💶 Pjesëmarrja: 40 euro

Regjistrimet janë të hapura!

Numri i vendeve është i kufizuar dhe regjistrimi paraprak është i domosdoshëm.

📞 +383 44 406 994

📧 nokta.bpt@gmail.com

🌐 www.noktapsychotherapy.org

NOKTA – Asociacioni Kosovar për Psikoterapi Trupore